Një grua në Stamboll sulmoi një muslimane me shami, një 16-vjeçare,nxënëse kolegji,  e cila po udhëtonte në një furgon me të. Kjo ngjarje ka tronditur të gjithë Turqinë, një vend me shumicë muslimane, pasi prej vitesh nuk ishin parë më raste islamofobe që me lejimin e mbartjes së mbulesës islame nëpër shkolla dhe institucione.

Viktima quhet Fatma Dilara Yiğit dhe ka rrëfyer se është sulmuar duke ia hequr shaminë dhe duke u shkelmuar nga e akuzuara me inicialet A.A.K.

Shoferi furgonit ka ndaluar në një komisariat policie të zonës duke dorëzuar gruan që sulmoi, e cila menjëherë u arrestua falë dëshmisë së të pranishmëve dhe akuzës së viktimës.

Ngjarja është filmuar pjesërisht me celular nga një tjetër pasagjer dhe më pas është shpërndarë nëpër rrjetet sociale. Nga video duket që gruaja që sulmon vogëlushen nis papritur ta ofendojë atë duke e quajtur terroriste. Më pas, sipas rrëfimit të dëshmitarëve ajo i afrohet dhe fillon ta sulmojë edhe fizikisht.

Avokatja e AKP-së, partisë në pushtet, Leyla Şahin Usta, tha në një konferencë për shtyp se ky sulm është një incident i tmerrshëm që na kujton ditët pas grushtit të shtetit në vitin 1997.

Usta po i referohej një gjuetie shtrigash kundër grave me shami dhe burrave konservatorë në fillim të viteve ‘90 nga elita shekullare e vendit, e cila përforcoi ndalimin e shamisë duke penguar kështu vënien e saj për femrat që shkonin në universitet.

“Turqia ka bërë një rrugë të gjatë që prej asaj kohe. Tani askush nuk i përkrah sulme të tilla,” tha ajo. “Ne nuk do të lejohmë që incidente të tilla të na ndajnë.”