Ka ndodhur në Nole, një qytetezë pranë Torinos, një vend i qetë për të jetuar, mendoi viktima me familjen e saj para se të transferohej atje në shtator të vitit 2020.

Më 8 janar 2021, tridhjetë e shtatë vjeçarja ndalet në Via Faletti, një zonë turistike, për të bërë disa foto kur një burrë i bërtet duke e kërcënuar se duhet të largohet nga aty.

Pas pak, një makinë arrin me një burrë dhe një grua, të cilët, së pari duke e frikësuar atë për të fshirë imazhet duke e kërcënuar “Shko në vendin tënd për të bërë fotografi!”.

Dhe përsëri, asaj i afrohet një makinë e dytë, kësaj here me 2 burra, kërkesa është e njëjtë si dhe arroganca në pretendimin për të verifikuar personalisht se fotot janë fshirë vërtetë. 

Ne do të donim që të mos kishim nevojë të shkruanim kombësinë ose fenë e gruas, të pretendonim se është “thjesht” edhe një episod tjetër i dhunës ndaj një gruaje, por do të gënjenim!

Viktima në këtë rast është një marokene më hixhab dhe xhelati i vërtetë është racizmi!

 

 

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.