Nga Shehrije Gucati

Ti kur ishe, më duket se edhe oksigjeni kishe aromën tënde

prej misku, preke zemrat tona pa udhëtuar nëpër to. Sikur veshët tanë t’i dëgjonin drejtpërdrejt fjalët e tua, do të shurdhoheshin për fjalët që fliten tani në kohën tonë, o udhëtar i zemrave

tona që udhëtove përmes shkronjave të librave deri te sytë tanë,

e që hyre brenda në zemrat e myslimanëve.

Kur mendoj që qave për ne, ata lot prekën zemrat tona, edhe

pse nuk ta kemi shikuar dot fytyrën e lëre më lotin që preku

çdo zemër. Sikur edhe loti yt të na vinte siç erdhe ti në mesin e

shkronjave, por s’i të vijë ai lot, kur për lotët e tu nuk ka shkronja e as për bukurinë dhe butësinë tënde, o udhëtar që mbete në

udhën e zemrave të myslimanëve dhe nuk ke për të dalë derisa

të dalim të gjithë bashkë në takimin tonë, në Ditën e Gjykimit e

te lumi yt. A do të më japësh edhe mua ujë me duart e tua? Jam

e etur dhe dua të vdes për t’u ngopur atje, sepse këtu nuk

ngopem dot.

Ah, sa më fat që jam, që kam hyrë në mesin e atyre të cilëve

u preke zemrat me fjalët dhe lotët e derdhur para shumë luftërash. Luftërat nuk arritën dot t’i humbasin gjurmët e tua, edhe

nëse qe e humbur gjithçka tjetër, o udhëtar i zemrave, po udhëtojmë bashkë, pa u parë e me besimin e madh se një ditë do të

takohemi.

E për kë të shkruaj, nëse nuk shkruaj për Ty që hyre në zemrën time ende pa e kuptuar unë se ç’është zemra. Mirë që hyre

dhe e këshillove atë e nuk e le të humbur, të duam pa të parë o

Kandil Ndriçues, sepse Ti dhurove dashuri për ne ende pa qenë

Ne.

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.