Nga Genta Abdiji

Dhe tek pragu i shtëpisë do kem qëndruar,

me stinët që ikin e nesh na lënë,

dhe ndonjëherë mbase, kam për të kërkuar,

një fjalë, një lot, a një dikë.

Unë do rri e ngrirë, dhe ditët,

do ikin si treni, përplot shpejtësi,

dhe kur flokët do m’i prekë era,

mua do më vish nëpër mend ti.

Unë do jem e hipnotizuar dhe jeta,

do vijë në vesh e t’më thërrasë,

por nuk bëj dot se keq m’u thye zemra,

po e lë të shkuarën t’më godasë.

U bë kohë që s’kam nuhatur lule,

as nuk kam pikasur ndonjë bilbil,

tani më mjafton mua veç një lutje,

se pas gjithçkaje përmendesh ti.

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.