Disa u hedhin benzine zjarrit, disa te tjere preferojne ta shuajne ate. Dhe Uroosa Arshid, 27 vjeçarja nga Aspley, Nottingham ka zgjedhur qe kete te dyten ta ktheje ne profesionin e saj, dhe keshtu ajo është bërë zjarrfikësja e parë me mbulesë ne vend.

Arshid tha se Nottinghamshire Fire dhe Rescue Service i kanë dhënë përkrahje të vazhdueshme duke i siguruar një mbulesë të veçantë të cilën mund ta përdorë për brenda veshjeve dhe pajisjeve të punës. Një përfaqësues i kësaj kompanie tha, “Jemi të privilegjuar dhe të nderuar që mund të themi se kemi zjarrfikësen e parë me mbulesë islame në Mbretërinë e Bashkuar”.

“Zjarrfikësit nuk janë të panjohur për të thyer barriera dhe Urossa nuk është e dalluar nga të tjerët, ajo mund të jetë frymëzim për shumë gra që t’i bashkohen shërbimit të zjarrfikësve”, tha Matt Wrack. Gjithashtu edhe vetë Arshid shpreson që të jetë motiv për femrat e tjera me mbulesë që t’u ecin hapave të saj.

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.