Nga Gjyla Çeliku
Nuk është dëshmi që “terroristi” që paska prerë kokën paska thënë “Allah Akber” që dëshmon se nuk e paska theksuar si duhet, ashtu si e lexova, sepse të njejtën mund ta thotë edhe një individ i një religjioni tjetër për të njollosur myslimanizmin, por edhe e kundërta të bënte kryqin përpara se të vriste tjetrin dhe të mos ishte i krishterë.
Të mirët dhe barbarët i gjen në çdo fe, por ama nuk duhet çdoherë të sulmohet një fe vetëm pse dikush mund të ndjehet inferiorë ose i dominuar nga një popull që përparon. Udhëheqësit mbajnë përgjegjësi për çdo qytetarë sepse janë votuar nga çdo qytetarë dhe nuk lëndohen ndjenjat e asnjë besimtari pasi ai nëse nuk është i fesë tënde paguan tatime në shtetin tënd dhe ti je i detyruar të respektosh edhe identitetin e tij fetar dhe kombëtar.
Myslimanët i quanin terroristë, por në organizatat e ndryshme ekstremiste kishte edhe të krishterë, ortodoksë, etc, pra nuk ishin vetëm myslimanët.
Myslimanët i quanin naivë dhe të pashkolluar, por jo sepse ata/ato vazhdonin çdo rrugëtim me prioritet arsimimin dhe dijen, pasi profeti Muhamed i porositi me urdhërin e tij “LEXO” dhe ata/ato që do ndihmonin një student, parajsa është vendi që i pret, ndaj ne sot e vazhdojmë këtë rrugëtim.
Në ditëlindjen e profetit rryma të ndryshme pësëri atakojnë emrin e tij dhe veprat e tij të cilat sot janë arsyeja jonë, por ai i porositi besimtarët që ta duan njëri tjetrin, por edhe atë që s’është i religjionit tonë sepse mbi të gjitha është njeri.
Unë jam krenare që jam myslimane dhe do vazhdoj me vepra dhe mirësi të dëshmoj sepse feja ime dhe profeti ashtu më udhëzoj!
Në pandemi urrejtja është virus vdekjeprurës e cila u konvenon rrymave të caktuara, por jo njeriut të mirë pavarësisht fesë që i takon.
Kam miq shumë, nga gjithë bota, këtu në facebook dhe në jetën reale.Ata/ato janë të religjioneve të ndryshme dhe unë i vlerësoj shumë. Asnjeherë nuk e kam shikuar me nënçmim dhe urrejtje asnjë sepse ne të gjithë jetojmë në këtë planet dhe të gjithë bashkarisht duhet të kontribojmë për këtë planet.
Dënoj çdo dhunë!
Dënoj cdo vrasje!
Dënoj çdo keqpërdorim dhe diskriminim!
Dënoj çdo shpifje dhe keqinterpretim!
Feja është besim, jo urrejtje!

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.