Ngjarja ceremoniale e të diplomuarve të parë të trajnimit ushtarak u mbajt në Qendrën e Trajnimit të Kuadrove Ushtarak të Arabisë Saudite.

Agjencia saudite e lajmeve SPA raporton se gjenerali Adel Al-Balawi tha se trajnimi për gratë u vendos në mënyrë që gratë gjithashtu të mund të kontribuojnë në realizimin e qëllimeve të Ministrisë së Mbrojtjes të Arabisë Saudite.

Ai tha se pjesëmarrësve në trajnim iu sigurua një mjedis dhe kushte adekuate për edukim ushtarak, i cili zgjati nga 30 maji.

Ministria saudite e Mbrojtjes publikoi pamje nga ngjarja ceremoniale që u mbajt me rastin e përfundimit të trajnimit ushtarak për gratë.

Ky është vazhdim i reformave që autoritetet saudite po zbatojnë prej disa vitesh, në të cilat gratë në këtë vend lejohen të drejtojnë automjete, të hapin kompani të tyre, të punojnë në Ministrinë e Drejtësisë, të shkojnë në stadiume dhe manifestime sportive.

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.