Ümmü Gülsüm, nga Artvin, e bija e një hoxhe të këtij qytetit të vogël në Turqinë verilindore sapo është bërë milionerja më e re e këtij vendi. Ajo sapo ka fituar çmimin prej 125 mijë lira turke duke gjetur të gjitha përgjigjet e pyetjeve në emisionin e famshëm “Kush do të bëhet milioner?” E veçanta e saj është se nuk mund të flasë dhe përgjigjet i ka dhënë duke përdorur tabela dhe gjuhën e shenjave. Njëzet e shtatë vjeçarja turke i dha një mësim motivues dhe frymëzues jo vetëm Turqisë por të gjithë botës se asnjë pengesë nuk është justifikim dhe në fakt pengesat nuk janë më të tilla kur ke motivimin e mjaftueshëm. Për këtë arsye more mjaftueshëm vëmendje nga media vendase dhe u përgëzua publikisht edhe nga Kryetari Bashkësië Islame Prof. Dr. Ali Erbaş si dhe u ftua në një bashkëbisedim live më presidentin e Republikës Recep Tayyip Erdoğan.

Kur Ümmü Gülsüm u pyet : “çfarë do të thotë të jesh me aftësi të kufizuar?”, ajo u përgjigj: “Thjesht nuk e di!” Aftësitë e saja, dhe të çdo kujt me dashurinë dhe pasionin për dijen, janë thjeshtë aftësi të kultivuara me mund dhe përkushtim! Nuk janë më kufizim për aksënd!

 

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.