Një vajzë muslimane nga Pakistani i ka bërë muslimanët krenarë duke fituar Kampionatin e mirënjohur ‘World Memory’ të mbajtur në Kinën që persekuton komunitetin musliman vendas.

Emma Alam arriti deri në finale duke rrëmbyer çmimin e parë në Kampionatin Botëror të 29-të të Kujtesës duke mundur më shumë se 300 garues nga e gjithë bota. Emma garoi në rreth 10 disiplina në garën tre-ditore dhe shënoi 9500 pikë. Ajo u shpall kampione botërore.

Kandidatët me aftësitë më të mira, më të shpejta dhe të mprehta të kujtesës garuan për të demonstruar fuqinë e tyre intelektuale dhe për të vendosur rekorde të reja të asaj që kujtesa njerëzore mund të arrijë me të vërtetë.

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.