Nga Arsenida Rexhaj

Të gjitha duam të dukemi sa më bukur me rrobat që zgjedhim por ndodh shpesh që gabojmë në zgjedhjet që bëjmë sepse nuk kemi informacion e duhur për format  që përshtaten me trupin tonë.

Format trupore janë përpjestimi i kraharorit, belit dhe fundshpinës ku më të njohura të trupit janë orë me rërë, drejtkëndëshi, trekëndëshi (dardha) dhe trekëndëshi përmbys.

Ora me rërë konsiderohet forma trupore më me fat sepse ka një balancë ideale mes kraharorit, belit dhe vitheve. Kjo formë trupore lejon të vishet çdo lloj veshje që preferohet.

Aksesorët e belit si rrip apo shallë zbukurues janë një element që nuk duhet të mungojnë në garderobën e grave dhe vajzave që posedojnë një turp në formën drejtkëndësh.

Forma trekëndësh ose e quajtur ndryshe dardha. Detajet në pjesën e kraharorit dhe shpatullave duhet të jenë pjesë e veshjeve por do sygjeroja të qëndroni larg fundeve me prerje të drejtë apo pa pala  si dhe duhet të zgjidhni funde të shoqëruar me një bel të lartë.

Ndërsa për vajzat dhe gratë që kanë formen e trupit trekëndësh përmbys do ju thoja të qëndrojnë sa më modeste në pjesën e shpatullave pasi madhësia e tyre nuk lejon detaje në veshjen tuaj. Mund ta balanconi pjesën tjetër të fustanit në mënyrën që dëshironi si përshembull fund me volum apo me detaje të ndryshme si pala ose xhepa.

 

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.