“Zëri yt nuk mund të ndryshojë botën por mund të ndryshojë mënyrën si ne jetojmë” është ky një ndër mesazhet sensibilizuese në videon nga Organizata JoQeveritare ‘Forumi Rinor Rahovica – Departamenti i Gruas’ publikuar në Ditën Ndërkombëtare kundër Dhunës e cila shënohet çdo vit më 2 tetor, në ditëlindjen e mbrojtësit të të drejtave të njeriut, Mahatma Gandhi.

Ashtu siç vetë Gandhi ka thënë: “Mungesa e dhunës është forca më e madhe në dispozicion të njerëzimit. Është më e fuqishme se arma e shkatërrimit e krijuar nga zgjuarsia e njeriut“.

“Të dashur qytetarë! Le të shënojmë këtë ditë duke thirrur për stabilitet, paqe dhe mirëkuptim në mes njëri-tjetrit. Heshtja ndaj rasteve të dhunës, është arma më e fortë që i falni dhunuesve kundrejt viktimave. Dhuna mund t’i ndodhë çdokujt, bëhu ai që ndërmerr një hap drejt parandalimit të saj.” bën thirrje Leutrim Asllani, kryetari organizatës në fjalë.

Për më tepër mund ta ndiqni videon e plotë më poshtë:

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.