Faiza Heidar u rrit duke luajtur futboll në lagjie dhe tani është kapitene e ekipit kombëtar të Egjiptit për femra. Tani ajo është gruaja e parë që trajnon një nga klubet vendase profesioniste të burrave me qendër në Giza.

“Normalisht, u përballa me tallje në fillim, por pastaj ata e kuptuan se bëhet fjalë për profesionalizëm dhe se do të zhvillojnë aftësitë e tyre.” shprehet ajo.

Faiza është trajneria e parë egjiptiane – mashkull apo femër – që fitoi statusin e Premier Skills Coach Educator, e certifikuar nga Premier League e Anglisë.

Megjithatë, futbolli mbetet një sport me shumicë dërrmuese mashkullore në Egjipt. “Unë i thoja asaj të mos shkonte. Ajo thoshte:” Jo, unë do të shkoj “. Ajo e donte shumë këtë sport dhe kur e kuptova këtë nuk e pengova më”, tha nëna e Heidar, Khodra Abdelrahman. “Unë e lashë të shkojë dhe u luta që Zoti ta ndihmojë. Dhe ajo shkoi, dhe ka bërë aq mirë.”

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.