Rrjeti i njohur televiziv BBC publikoi së fundi listën e saj për vitin 2017, në të cilën vuri në spikamë gratë më frymëzuese dhe inovative nga e gjithë bota.

Një prej tyre, Zainab Fadhal nga Iraku, përveç se është vërtet frymëzuese, është jashtëzakonisht e re në moshë.

Të gjitha gratë në këtë listë do të marrin pjesë në projektin “100 sfidat e gruas” (100 Women Challenge), që synon të trajtojë çështjet kryesore me të cilat ballafaqohen gratë.

Zainab Fadhal e lindur në Irak, la vendin e saj në moshën 13-vjeçare, me një anglishte shumë të dobët, për të ndjekur një jetë më të mirë në Britani të Madhe.

“Arsimi është gjithashtu shumë më i mirë këtu. Në Irak, jo shumë njerëz janë të arsimuar në nivel të duhur. Një nga kushërinjtë e mi atje nuk di të lexojë ose të shkruajë”, pati thënë me një rast 16-vjeçarja në një intervistë me Stokesentinel.

Fadhal ka bërë një rrugë të gjatë deri këtu, duke marrë nota të jashtëzakonshme në provimet e saj. Ajo synon të vazhdojë arsimimin e saj dhe të kërkojë një karrierë në psikologjinë kriminale pas diplomimit.

“Unë gjithmonë kam punuar me shumë zell, nuk mendoj se është e drejtë të heqësht dorë aq lehtë nga synimet tuaja. Qëllimi im është të jem personi më i mirë i mundur,” shtoi ajo.

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.