Nga Arsenida Rexhaj*

Sa i përket ngjyrave të këshilluara nga super markat botërore të cilat kanë futur në koleksionin e tyre edhe modën modeste, tendencat për këtë verë janë:

E kuqja e ndritshme , e verdha e kanarines dhe bojeqielli janë ngjyrat që shumë janë përdorur shumë nga krijuesit në koleksionet e tyre.

E bardha nga koka tek këmbët është një nga tendencat qe duket bukur në çdo stine e cila është mjaft e dashur edhe nga gratë me hixhab në verë

Ngjyra e gjelbër dhe nuancat e saj janë mjaftë të përdorura në koleksionet pranverë-verë 2020. Një vëmendje të madhe zë edhe nuanca e sherebelës. 

Ngjyrat Pastel dhe Nude janë mjaftë të preferuara në koleksionet e krijuara markat për veshjet modeste. Por kujdes duhet bërë kujdes në përshtatjen e tyre me ngjyrën e lëkurës dhe tipareve.

Ndërsa sa i përket pëlhurave, masave dhe detajeve në prerje, më poshtë do t’ju tregoj tendencat për këtë sezon:

Detajet në krahë nuk do mungojnë. Modele të ndryshme prerjesh të krahëve janë disa nga detajet që bëjnë mjaftë tërheqesë çdo veshje.

Veshjet oversize dhe detajet oversize kemi për t’i parë ngado gjatë kësaj vere.

Pëlhurat me lule nuk mund t’i mungojnë koleksioneve verore. Ndonëse stilistët guxojnë në ngjyrat dhe madhësinë e luleve te perdorura në pëlhura nga ana tjetër blogeret e famshme preferojnë të jenë modeste dhe në zgjedhjen e dizenjove të veshjeve të tyre.

  • Kostumet me dizenjo minimal ose vintage janë gjithashtu trend por duhet kujdes në zgjedhen e pëlhurrave verore dhe në prerjen e kostumit që mos të jenë të tepruara për sezonin.

Pikat dhe përdorimi i tyre në një madhësi ose duke i kombinuar disa madhësi të ndryshme në një veshje janë një tjetër sygjerim për t’u kumbinuar mirë këtë verë. Nëse jeni me hixhab duhet të bëni kujdes që shamia të jetë një ngjyrëshe, me të njëjtën ngjyrë të pikave ose të copës bazë.

*Arsenida Rexhaj ka mbaruar studimet për Fashion Designer në Unversitetin Anadolu, Eskishehir, Turqi.

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.