Nga Migena Kurushi

Ashtu siç dy pika uji mund të jenë të ngjashme por jo njësoj, edhe truri i fëmijëve ka një larmishmëri masive. Të gjithë fëmijët kanë ritmin personal të rritjes, bashkë më të dhe zhvillimi i trurit. Zanafilla e formimit të tij nis gjatë shtatëzanisë, më pas nis kompleksiteti i zhvillimit. Kur përballemi me një sjellje jo të zakonshme, zgjidhja arrihet duke konsideruar çdo perspektivë të problemit, ndaj më poshtë do të trajtojmë disa nga pikat kyçe kur vjen fjala tek zhvillimi i trurit të fëmijës, menaxhimi i problemeve të tij dhe arritja e një jetese optimale.

  • Shtatëzania dhe ndikimi i saj.
    Njeriu kalit personalitetin e tij në bazë të mjedisit ku rritet. Mjedisi i vetëm i fëmijës gjatë shtatëzanisë është trupi i nënës, andaj turbulencat më të vogla tek nëna kanë një ndikim direkt në zhvillimit e fëmijës. Abuzimet me substancat e dëmshmë si alkooli, duhani apo drogërat, duhen shmangur kategorikisht. E njëjta gjë vlen edhe për ilaçet pa rekomandimin e mjekut. Kur flasim për nënën, kujdesi për veten, të ushqyerit shëndetshëm, ruajtja e shëndetit mendor dhe emocional janë faktorët kryesor për thurjen e një truri dhe fiziku të shëndetshëm tek fëmija.
  • Jeta pas lindjes.
    Duhet treguar kujdes që të mos dëmtohet fontanela (pjesa e butë ëe kokës). Përkujdesi ndaj fizikut të fëmijës është baza e gjithçkaje. Viti i par i jetës së fëmijës është më i rëndësishmi. Në këtë vit ndodh një mori ndryshimesh, si fizike ashtu edhe mentale. Fëmija merr më shpejt mesazhet, trajton sinjale dhe komanda të shumta në një kohë të shkurtër. Fëmija eksperimenton me mjedisin ku jeton, shikon bashkëveprimin midis elementeve, forcave, ngjyrave. Nuk duhet t’i mohohet fëmijës ky eksperimentim me justifikimim “bëhet i prapët” ose “krijon rrëmujë”. Kaosi i mëson fëmijës jetën, prindërit nuk duhet t’i mohojnë kaosin, duhet thjesht ta menaxhojnë atë.
  • Përditshmëria dhe detajet e saj.
    Inkurajojeni fëmijën tuaj duke e mbështetur dhe krijuar hapësira. Nxiteni në ndërveprim me mjedisin përreth, të ketë aktivitet fizik. Në këtë mënyrë përveç anës mentale zhvillohet dhe fiziku i fëmijës, më pas zhvillimi gjuhësor. Kujdësuni mirë për oksigjenimin e fëmijës, ushqimin me vlera gjuhësore, orare gjumi të rregullta. Mundohuni t’i krijoni fëmijës një plan ditor për t’i kalitur disiplinën. Mundohuni mos të shfaqni lodhje dhe mërzi në sytë e fëmijës, jepini motiv dhe kurajo. Përgjigjuni pyetjeve që fëmija ka, mos lejoni që truri i tij të jetë konfuz. Së fundmi, shmangni sa më shumë telefonin, televizorin dhe çdo teknologji. Mos lejoni që fëmija të krijojë varësi ndaj tyre.
  • Rasti konkret.
    E
    është një vajzë 18 muajshe. Ka nisur trajtimin me terapi zhvillimi menjëherë pas izolimit prej Covid-19. Përballë kësaj situate, E ishte një bebe e shkathët, luante me motrën e saj më të madhe, kërkonte gjërat duke drejtuar gishtin, të ndiqte me sy, reagonte me fjalët “Po” / “Jo”. Gjatë 3 muajve të parë të izolimit, E qëndroi pjesën më të madhe të ditës në telefon/televizor. Për një periudhë 3 mujore E ndryshoi tërësisht. Era nuk i kishte më elementët e sjelljes së lartpërmendur. Menjëherë me trajtimin intensiv me terapi zhvillimi, me largimin e saj nga televizori apo telefoni, me ndërveprim social dhe duke mësuar me anë të prekjes, arriti të rifitojë aftësitë emocionale.

   Terapitë zhvillimore janë themelet e një problemi mental. Stigmat duhen zhdukur. Ndërgjegjësimi është e vetmja mënyrë për arrirë zgjidhjen e një çrregullimi në jetën e fëmijës. Kontaktoni me familjen e “Hyperactivity Albania” për këshilla të detajuara apo informacione në lidhje me zhvillimin mental të fëmijës tuaj. Të jesh ndryshe, nuk do të thotë të jesh më pak!

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.