Nga Migena Kurushi

Përgjatë viteve të punës kam hasur një interes të veçantë nga prindërit mbi zhvillimin gjuhësor të fëmijëve të tyre, andaj tema e sotshme do të jetë pikërisht ky element i zhvillimit mendor.

Gjuha                                           

Bebet lindin me gadishmërinë për të mësuar. Që në çastet e para të jetës nisin të eskplorojnë nëpërmjet shqisave të tyre. Vitet e para të jetës shoqërohen me proçese të furishme të të mësuarit. Vëmendjen e merr zhvillimi fizik, por zhvillimi mendor duhet të ketë një kujdes të veçantë. Fëmijët janë disa enë bosh që mbushen nga mjedisi që i rrethon. Prindi është faktori kyç në formimin e fëmijës, andaj zhvillimi gjuhësor është drejtpërsëdrejti i lidhur me prindin. Pergjigjuni sa më shumë tingujve të foshnjes tuaj, imitojini ata. Kjo gjë i jep besim fëmijës. Mundohuni t’i flisni me fjalë të plota me qellim që fëmija të ketë një artikulim perfekt të fjalëve. Përgjatë viteve të para të jetës së foshnjes duhet të jeni shumë vigjilent. Duhen vështruar me vemendje stadet e zhvillimit tek i vogli juaj.

1)Qarja

2)Gugatja

3)Belbëzimi

Janë hapat e parë të të folurit tek foshnja juaj, andaj gëzohuni për këto forma të para të komunikimit të tij. Per t’i dhënë hov sa më të shpejtë zhvillimit gjuhësor fëmijës tuaj iu nevojiten disa teknika.

Cilat janë teknikat nxitëse?

Flisni ngadalë.

Tregojini për aktivitetet ditore që po kryeni.

Dialogoni me të.

Mos e korigjoni në artikulim.

Lexojini sa më shumë, më pas kerkojini të shprehë atë që sapo dëgjoi.

Lojrat që mund të luani?

Janë pafund lojrat që mund të aplikojmë tek fëmijet tanë.

6 muajsh /1 vit

Prezantojini objekte fëmijës dhe përshkruajini ato. Lëre fëmijën të prekë objektet, të eksplorojë risinë që po i sillni.

12/18 muajsh

Luani me kukulla, flitini sa më shumë.

18/24 muajsh

Klasifikoni foto, filloni të pyesni me “PSE”. Në këteë mënyrë fëmija nis të zhvillojë mendimin kritik bashkë me shprehinë e tij.

24/36

Nxisni fëmijën me pyetje të shpeshta, pyet fëmijën për ngjyrën e qiellit, tingujt e zogjve, zhurmën e qytetit, ndjenjat e tij, çdo gjë. Një rritje e mirë gjuhësore arrihet me nxitje dhe “provime” orale.

Guret kilometrike.

0-6 muajsh

Foshnja bën gugatje dhe shqiptime spontane, ai shqipton sidomos kur dikush po imiton tingujt e tij.

6-9 muajsh

Foshnja i flluskon njerëzve “da-da”, dallon fjalët e familjarëve dhe kthehet nga ai që po “i flet”.

9-18 muajsh

Është me ekspresiv në të folur, imiton fjalë, mund të thotë 2 fjali bashkë.

18-24 muajsh.

Ka një fjalor prej 20-50 fjalësh.

Fillon të përdori “mua” “unë” “ti”

Ndjek udhëzime verbale.

Dëgjon histori të thjeshta.

24-36 muajsh.

Përdor gjuhën për të shprehur mendimet e tij.

Kupton përdorimin e fjalëve abstrakte si “lart” “poshtë” “tani” “ më vonë”

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.