Të gjithë e njohin Taxh Mahalin, një ndër monumentet më madhështore të dashurisë që ka njohur ndonjëherë njerëzimi. Mirëpo, atë që shumë prej nesh nuk e dijnë është se edhe vazja e mbretëreshës së këtij muzeumi ka pasur një monument të vetin gjithashtu të cilin e ka projektuar dhe ideuar vetë.

Jahanara Begum, e bija e Mumtaz Mahal  1614 – 1681) dhe Shah Jahan ka bërë një jetë të ndarë në dy botë: si princeshë e rrethuar nga një pasuri të paparë dhe si askete, sidomos nga fundi i jetës së saj.

Ajo u mundua të bënte një jetë të thjeshtë dhe modeste në përputhje me normat e fesë islame të cilës i përkiste. Sipas historianëve ajo ishte tmerrësisht e bukur, shpirtmirë dhe bujare.

Me të ndërruar jetë nëna e saj, princesha, kur ishte vetëm 17 vjeçe, trashëgoi një pasuri të paimagjinueshme. Ndërsa në moshën 67-vjeçare dizenjoi vendstrehimin e saj përfundimtar.

“Nuk kam jetuar më si princeshë prej vitesh. Jam munduar të bëj një jetë të thjeshtë, modeste dhe të pastër. Atëherë le të jetë dhe fundi im i tillë.”

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.