Nga Migena Kurushi

A ju ka ndodhur ndonjeherë të shihni një fëmijë 5 vjeçar dhe t’ju jetë dukur si 2 vjeç? Habiteni mbi mungesën e përputhshmërisë së moshës kronologjike dhe fizike të tij. Gjëja e parë që do t’ju ketë shkuar në mendje ka qenë kequshqyerja, keni menduar se fëmija nuk ushqehet mirë, ka një dietë të varfër ushqimore, pa kalori dhe vlera ushquese. Në rastin kur ne përballemi me informacion se fëmija ushqehet mirë, vaktet e tij janë të rregullta, ushqimet janë të pasura me vlera ushqyese, kalori etj

Lind pyetja përse ky fëmijë ka mungesë të zhvillimit fizik. Mos ndoshta trashëgimia e tij?

Apo mos ndoshta eshte prapambetja psikosociale e rritjes?

Keni dëgjuar per të?

Prapambetja psikosociale e rritjes është e destinuar të kultivohet në një familje ku mbizotëron një stres i fortë, ku mungon atmosfera e dukur emocionale, ku fëmija është i rrethuar nga mjedis stresant e si rrjedhojë kjo prapambetje e rritjes fizike emërtohet si Prapambetja psikosociale e rritjes.

Por si ndodh kjo?

Në momentin kur kujdestarët parësorë të fëmijës: prindërit, gjysherit, ose antëarë të tjerë të afërt të familjes nuk tregojnë ngrohtësi emocionale kundrejt fëmijës, nuk shfaqin afrimitet, por gjithmonë janë të mbushur me kritika, dhe në pamje të jashtme të jep pamje si qëndrim armiqësor, në këtë gjendje stresante truri i fëmijës i dërgon mesazh hipotalamusit, i cili me pas sinjalizon gjendren e rritjes.

Kjo e fundit është përgjegjëse për rritjen e trupit.

Ndodh shpeshherë që tek disa femijë stresi i fortë shpie në ndalimin e sekretimit të hormonit të rritjes gjë që na shpie në prapambetje të rritjes.

Andaj të dashur prinder:

Zgjidheni me kujdes mjedisin ku do të vendosni të rrisni fëmijen tuaj.

Kini kujdes në mënyrën që ju vendosni të prinderoni.

Mundohuni që atmosfera emocionale në familjen tuaj të jetë pozitive.

Mbani qendrime të ngohta përballë fëmijëve tuaj.

Kujdesuni për kritikat tuaja, çdo gjë e tepruar është e dëmshme.

 

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.